Inter ka marrë vendim që t’i heqë shiritin e kapitenit Mauro Icardit  për t’ia kaluar atë  portieri Samir Handanovic.

Sulmuesi argjentinas nuk pranoi të grumbullohej për ndeshjen e Ligës së Europës të cilën Interi e fitoi përballë Rapid Wiena. Lidhur me situatën e krijuar në klubin zikaltër, Icardi ka reaguar në rrjetet sociale me një thënie të Mark Twain.

“Është më mirë të mbash gojën mbyllur dhe të dukesh i marrë, se sa ta hapësh atë dhe të heqësh të gjitha dyshimet”, ka shkruar Icardi.

Mediat në Itali kanë raportuar se Interi është duke kërkuar një skuadër që do të paguaj klauzolën e tij prej 110 milionë eurove.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb