Ionut Radu është një lojtar i ri i Auxerre. Portieri u rikthye te Interi pas eksperiencës së tij të luhatshme te Cremonese, por menjëherë u tha lamtumirë zikaltërve për një aventurë të re.

“Gardianin” do të mbrojtë portën e francezevë, skuadra e parafundit në Ligue 1. Sa i takon detajeve të transferimit, Rumuni është i huazuar, pa të drejtë apo detyrim blerjeje.

Të gjithë e mbajnë mend Radu-në për gafën e tij në ndeshjen e sezonit të kaluar mes Interit dhe Bolognas, gabim ky i cili i kushtoi ekipit të Inzaghit titullin kampion.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: