Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, duke u ndalur te skandali i fundit i qeverisë me Roni Yeffet, abuzim i denoncuar nga Ahmetaj. Berisha pretendoi se Aeroporti i Vlorës pritet t’i jepet biznesmenit Ron Yeffet, duke e lidhur këtë me emrin e Ardi Veliut dhe Ergys Agasit. Në vijim, kreu i PD-së ngriti akuza edhe për blerjen dhe më pas rikthimin e mjeteve te shteti, duke pretenduar se bëhet fjalë për përdorim të parave të taksapaguesve.

Berisha foli gjithashtu për një çështje që e lidhi me blerjen e armëve, duke pretenduar se mjete të blera nga zona lufte janë paraqitur më pas si prodhim vendas. Ai i cilësoi këto pretendime si një rast të rëndë abuzimi.

Gjatë fjalës së tij, Berisha përmendi edhe ndryshimet në qeveri, duke deklaruar se Ergys Agasi ka ndikuar në largimin e disa ministrave. Ai shtoi se, sipas tij, Agasi ka ndikuar në largimin e katër ministrave, duke e lidhur këtë me kundërshtimet e tyre ndaj vendimeve të caktuara.

“Me paratë tona, të taksapaguesve, bihen mjetet dhe i shiten shtetit. TË jap paratë për t’i blerë dhe më pas t’i blej unë prapë. A ka vjedhje më të turpshme se kjo? Ble armë nga zonat e luftës, e ndaluar me ligje, i bie në Shqipëri dhe i paraqet si prodhim i Veliut dhe Pucës. Turpe të paimagjinueshëm. Yeffeti-Agasi huaj. A e dini ju së dhe aeroportin e Vlorës do ia japë Yeffet-it. Nuk ka mbetur investitor i huaj në Shqipëri. I përzë një nga një, në mënyra si kjo e Yffetit. Në 3 arbitrazhe jemi ne nga Behgjet Pacolli. Ai nuk ka dashur. Nuk ka pasur dëshirë të padisë Shqipërinë, 600 mln minimum shkon. Del tani se do ta marrë Yeffet me Ardi Veliun. Këta i ka çmendur hajnia. Ministrja e Shëndetësisë iku, iku se nuk vodhi. Ky i rendit, Içollari, ia kisha thënë në parlament, e hoqi atë. Atë e hoqi Ergys Agasi. Se kundërshtoi vendimet e Agasit. Ky tjetri që erdhi i ka rrënjët në kartele. Ergysi hoqi ministrin e katërt. Por këtë mirë ia bëri se ishte Hiçollar.”, tha Berisha.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: