TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka paralajmëron kreun e grupit parlamentar të PD-së Taulant Balla se do të nxjerrë detaje të tjera në gjyq për t’i prezantuar publikut zëvendësin e Ramës.

Në një status në “Facebook” Paloka i përgjigjet deklaratave të Ballës për kallëzimin për shpifje ndaj tij dhe thotë se ai po mbron përdhunuesin e një jetimeje, ndërsa më parë ka qenë edhe vetë i akuzuar për përdhunim.

Paloka thotë se në gjyq do t’i japë të gjitha me detaje nga burime origjinale, duke i treguar deputetit socialist se ka ca të njohur në Laç.

STATUSI I PALOKËS
Shpifësira e “Rilindjes”, zëvendësi i denjë dhe quasisozia i Edvin Ramës, paska shkruar se do më hedhë në gjyq për shpifje duke më quajtur dhe “shpifës profesionist”.

Të njëjtën gjë ka bërë dhe Edvini kur e akuzova për lidhjet e tij me krimin përpara se të përgjysmonte grupin parlamentar për shkak të ligjit për dekriminalizimin.

Të njëjtën gjë ka bërë dhe Tahiri kur e akuzova për lidhjet me krimin, kryesisht me Habilajt, përpara se prokuroria të kërkonte arrestimin e tij.
Tani radha e Taos. Po Tao Palla është më i shpifuri ndër ta…

Sot akuzohet se ka mbrojtur përdhunuesin e një jetimeje, por disa kohë më parë ka qenë i akuzuar vetë për përdhunim (është fatkeqësi shumëfishe kur qenie të mbytura në komplekset e inferioritetit si pasojë e të shkuarës deficitare bëhen papritur të pushtetshëm).

Po në gjyq do i japim mundësi publikut ta njohë dhe më mirë zëvendësin e Ramës. Unë ndryshe nga Berisha, do të t’i jap me detaje të gjitha, nga burime origjinale (besoj e di që i kam ca të njohur në Laç…). E jo vetëm aq…

E kam thënë dhe më parë që të merresh me Tao Pallën është si të shkelësh me vetëdije mbi bajgë, po me që më ka ftuar…

Paloka Fb
Paloka Fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb