VLORE– Policia e Vlorës ka arrestuar një 32-vjecar, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar për tentativë vrasje. Në pranga ka përfunduar Albano Cano, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma i akuzuar për “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Njoftimi i policisë:
Në vijim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale, si rezultat i mirëorganizimit dhe profesionalizmit të strukturave përkatëse si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative u bë e mundur kapja e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe konkretisht:

Albano Cano, 32 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë.

Ky shtetas më datë 10.09.2018, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma pasi Autoritetet Gjyqësore Rimini/Itali kanë lëshuar Urdhërin e Arrestin Ndërkombëtar për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, parashikuar nga neni 56, 61, 575 të Kodit Penal Italian.

Materialet do ti dërgohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: