Arrestohet pas gati 30 vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 52-vjeçari nga Patosi i Fierit, Sokol Hoxha. Ai akuzohet për vrasjen e tre personave. I dënuar me 25 vite burg për vrasjen e dy vëllezërve vëllezërve Banaj në Patos në mars 1997 dhe i dënuar përjetë në Belgjikë për vrasjen e një gruaje shqiptare, Brunilda Dervishit, në gusht të po atij viti, të cilën më parë e kishte shfrytëzuar për prostitucion.
Pas vrasjes së dyfishtë në Shqipëri, Hoxha u arratis, fillimisht në Greqi dhe më pas u vendos në Belgjikë.
Hetimet ndërkombëtare tregojnë se aktiviteti i tij në Belgjikë lidhej kryesisht me prostitucionin. Sipas hetimeve, Hoxha dyshohet se kishte sajuar një martesë me një grua të quajtur Brunilda, që në disa dokumente përmendej si Brunilda Hoxha, të cilën e shfrytëzonte për prostitucion. Vrasja ndodhi më 29 gusht të 1997 në një bar në Bruksel, pasi gruaja i kishte kundërshtuar shfrytëzimin. Pas këtij krimi, dyshohet se Sokol Hoxha u largu në Britani me dokumente të falsifikuara kosovare dhe siguroi leje qëndrimi, përpara se në fillim të viteve 2000 të nisë një jetë të re në SHBA me identitet tjetër.

Pas më shumë se dy dekadash, shkëmbimi i informacionit midis agjencive ligjzbatuese të SHBA, Belgjikës, Britanisë, Kosovës dhe Shqipërisë solli indicie për vendndodhjen e tij në SHBA.
Hetimet në SHBA u intensifikuan në 2021 duke përputhur shenjat e gishtave dhe fotografitë e mëparshme, ku hetuesit identifikuan se shtetasi me pasaportë false ishte vërtet Sokol Hoxha, i dënuar me 25 vite burg në Shqipëri dhe i kërkuar me dënim të përjetshëm në Belgjikë.
Arrstimi i Sokol Hoxhës është bërë më 5 maj në Ohajo, me qëlli ekstradimi drejt vendit tonë, për të vuajtur dënimin e dhënë nga drejtësia shqiptare, apo për ta dërguar pranë autoriteteve në Belgjikë, ku është i dënuar përjetë nga një gjykatë në Bruksen në qershor të vitit 2010.
