Aktorja e njohur, Ema Andrea i ka shkruar një mesazh kryeministrit Edi Rama në lidhje me situatën që po kalon vendi ynë për shkak të koronavirusit.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Andrea kritikon fashat e orarit të vendosura nga kryeministri Rama. Mes të tjerash aktorja i kërkon kreut të qeverisë që të gjejë një zgjidhje për këto fasha oraresh.

MESAZHI I EMA ADREAS
Edi Rama, mbase ti nuk del ne rruge per te blere ushqime, ndaj nuk e kupton qe fashat orare qe ke vendosur, bejne me shume dëm se sa dobi!
Pavarësisht njerezve te pergjegjshem apo te papergjegjshem detyra juaj eshte te gjeni nje zgjidhje!

Oraret e levizjes se lire po kthehen ne takime per shperndarjen sa me te shpejte te virusit!
Merre si te duash kete mesazh.
I love me! Faleminderit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb