“Delet”. Kjo është fjala në shqip që Andrea Ndoja, 22-vjeçari që u vra në Itali i pëshpëriti mikut të tij Tonit, para se të largohej nga kjo jetë. Rrëfimi i bashkëkombasit të viktimës është tronditës. Pranë tij, Antonio një tjetër mik nuk arrin as të flasë.

I mbështetur në makinë, para banesës së tragjedisë bën një gjest me dorë si për të thënë që nuk e bëj dot. Toni është gjithashtu i tronditur por i jep vetes kurajë, merr frymë thellë dhe tregon të vërtetën e tij, duke mbajtur me forcë lotët e dhimbjes që ndryshe do të zbrisnin poshtë të pandalshëm.

“Kam qenë gjithë ditën me Andrean dhe isha i pranishëm gjatë telefonatave që mori, duke e pyetur se kush po e kërkonte, por nuk mu përgjigj. Ma trego numrin, i thashë, më trego kush ishte, mbase mund të ndihmoj, i kam kaluar disa situata”. Këtu Toni ndalon, fytyra e tij kontraktohet dhe shfaqen histori të vjetra dhune që deri atëherë dukeshin të vdekura e të varrosura por që për fat të keq janë rikthyer me dramaticitet të mërkurën në mbrëmje në Sinalugën e qetë.

“Gjashtë ose shtatë muaj më parë ndodhi diçka- vijon Toni- por mendoja se ishte çështje e kaluar tashmë, një histori e mbyllur përfundimisht. Shiko xhupin tim, i thashë Andreas, shiko si është katandisur. Më kanë sulmuar dy persona, ishin me thika, për fat u mbrojtja me një shkop dhe ata ia mbathën. Xhupi im mbeti i shqyer në disa vende. Ia tregova Andreas, nëse do të më kishte dëgjuar do ta kisha mbrojtur, ndoshta do ta kisha bërë t’ia mbathtë dhe tani do ishte ende gjallë”.

vendi i ngjarjes

Toni bllokohet sërish në rrëfimin e tij, merr frymë, shikon për një çast përreth dhe më pas kthehet me kujtimet pak orë pas, në momentin e vrasjes.
“Nuk e vumë re që dikush kishte ardhur për të kërkuar Andrean- shpjegon-ndodhesha sipër duke bërë dush, me mua ishte edhe Antonio. Në një moment
Dëgjova një zhurmë të mbytur, por fillimisht nuk më shkoi mendja për një të shtënë pistolete. Mendova se dikush kishte thyer diçka, apo se kishte rënë ndonjë objekt”.

Historia bëhet dramatike dhe prekëse dhe fjalët e Tonit dalin me vështirësi, të hutuara, pothuajse të mbytura nga një qarje e menjëhershme. Sepse ai sforcohet shumë për të mos e lëshuar veten.
“Andrea erdhi drejt meje, ishte i mbuluar me gjak, më përqafoi duke pëshpëritur ‘delet’. Pastaj – vazhdon Toni – ai më tregoi diçka tjetër që nuk e kam kuptuar mirë, ndërsa fjalët e fundit nuk do t’i harroj kurrë.

“Delet janë kthyer”, më tha ai para se të vdiste dhe më pas ai vdiq në krahët e mi”. Fjalët e viktimës janë mjaft të qarta, edhe pse do jenë karabinierët në orët e ardhshme që do të hedhin dritë mbi këtë histori të tmerrshme. Toni dhe Antonio e kaluan ditën e djeshme para vendit të krimit. I pari me keqardhjen që nuk ishte në gjendje të shpëtonte jetën e shokut të tij, i dyti në heshtjen e tij plot me dhimbje. Do të jetë e pamundur të harrohet.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb