KORCE– Një i moshuar ka humbur jetën në Korçë, pasi ka rënë nga ballkoni i pallatit ku banonte.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 14, ndërsa viktima është S.K, 88 vjeç, i cili është transportuar në Spitalin e Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ku më pas ka ndërruar jetë.

Sipas policisë, i moshuari dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga pallati. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb