Një person i ndaluar ka tentuar sot të arratiset nga ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije për “BalkanWeb” se personi ka tentuar të arratiset duke marrë rrugën “Myslym Shyri” dhe policët i janë vënë prapa, duke e arrestuar vetëm 10 metra larg institucionit nga forcat “Shqiponja”.

Mësohet se ky shtetas ishte shoqëruar nga policia për akuzën “dhunë në familje”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb