Një 47-vjeçar i ka ofruar para një vajze të miture në këmbim të marrëdhënieve seksuale.

Nuk përfundon me kaq, pasi sipas policisë, ky person, i cili tashmë është vënë në pranga, ka hyrë gjithashtu me forcë në ambientet e banesës së komshies së tij, duke ushtruar dhunë.

47-vjeçari, që akuzohet për 4 vepra penale, ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy djemve të tij. Gjatë kontrollit, policia i gjeti dhe sekuestroi një dorezë metalike.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Dhuna në familje” “Ngacmim seksual” “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Dhunim i banesës” i shtetasit S. G., 47 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Plagosje e lehtë me dashje” pasi dyshohet se i ka ofruar para një shtetaseje të mitur në këmbim të marrëdhënieve seksuale. Gjithashtu, ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy djemve të tij si dhe ka hyrë me forcë në banesën e një komshie të tij dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe ndaj saj. Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një dorezë metalike”, thuhet në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb