Ndonëse ekspertët flasin se është shumë
herët që t’i kthehemi jetës normale, Danimarka është vendi i parë në e Europë që do nderrmarrë diçka të tillë. BBC shkruan se duke nisur nga e mërkura do të hapet shkolla për sistemin parauniversitar, (për fëmijët deri në moshën 11 vjeç).

Kryeministrja Mette Frederiksen pohoi se është me rëndësi që Danimarka të qëndrojë e mbyllur aq sa është nevoja, ndërsa shtoi se lëvizjet do të jenë të kujdesshme.

Kujtojmë se Danimarka ishte ndër të parat në Europë që aplikoi masat e izolimit që nga 11 marsi, 12 ditë përpara se të vendoseshin në Britani.

Kufijtë u mbyllën, ndërkohë kufizimet kanë qenë më të buta se në Francë e Britani, pasi nuk pati urdhër për qëndrim e qytetarëve në shtëpi. Po ashtu, baret, palestrat dhe parukeritë u mbyllën, por shumë dyqane ishin hapur.

Danimarka deri më tani ka raportuar 6 mijë raste me koronavirus dhe 273 vdekje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: