Policia ka arrestuar një 26-vjeçar të akuzuar për përdhunim të të miturave dhe të të miturve.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se ka rënë në pranga i riu Orgest Merko, i cili përveç përdhunimit, i nxiste të miturit edhe të konsumonin drogë.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kolonjë, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit O. M., 26 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur dhe e ka detyruar atë që të përdorë lëndë narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb