Policia e Tiranës, ka njoftuar se shkon në 2 numri i arrestimeve në të ashtuquajturën “Operacioni Premtimi”.

Në njoftim thuhet se në pranga është vendosur një shtetas, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Dyshohet se këta të fundit, merreshin me veprimtari kriminale në fushën e prostitucionit. Raportohet se shtetasi i arrestuar është T. M., 26 vjeç, me precedent të mëparshëm, ndërsa shtetasi J. D., është shpallur në kërkim.

Postimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Tiranë

Vijon operacioni “Premtimi”, shkon në 2 numri i të arrestuarve.

Kapet dhe vihet në pranga dhe 1 shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Premtimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prostitucionit, finalizuar një javë më parë nga DVP Tiranë, si rezultat i të cilit u vu në pranga 1 shtetas, ka vijuar puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Si rezultat është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim T. M., 26 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe ”Plagosja e lehtë me dashje”.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin J. D. (i arrestuar një javë më parë), me premtimin për martesë dhe për t’u larguar në vendet e BE-së, kanë sjellë në Shqipëri dy shtetase, të cilat dyshohet se i kanë shfrytëzuar seksualisht me persona të tjerë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb