Një protestues ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për mënyrën se si, sipas tij, po sillet ndaj qytetarëve që kanë dalë në protestë, duke e akuzuar se e trajton pushtetin si pronë personale dhe jo si një përgjegjësi ndaj qytetarëve.
Në një intervistë për News24, protestuesi u shpreh se qëndrimi i kryeministrit ndaj demonstruesve nuk ka ndryshuar, edhe pas protestave paqësore dhe rasteve të përplasjeve.
Protestuesi kritikoi gjuhën e përdorur nga kryeministri ndaj pjesëmarrësve në tubime, duke e konsideruar atë si një qëndrim që thellon përplasjen mes qeverisë dhe qytetarëve.
“Qëndrimi i kryeministrit është i njëjtë si në protestat paqësore. Ai pushtetin e tij e trajton si personal jo në raport me qytetarët. Praktikisht këta qytetar që kanë dalë në shesh edhe pse ka pasur raste dhunë, i trajton si kriminelë, si agjentë të huaj, njësoj si në protestën paqësore që i cilësonte sorra, korba, iranianë”, tha ai.
