Një 35-vjeçar në Piza ka përfunduar pas hekurave, pasi akuzohet për tentativë vrasje me paramendim të psikiatres Barbara Capovani.

Italiani është ndaluar në orën 4 të mëngjesit nga policia. Gruaja 55-vjeçare u sulmua jashtë spitalit Santa Chiara të premten pasdite.

Aktualisht mjekja ndodhet në spital, ndërsa gjendja e saj është kritike. Ndonëse psikiartja i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, gjendja e saj është shumë e rëndë. Deri më tani nuk dihen motivet e plagosjes së mjekes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: