Një i ri shqiptar është gjetur i vrarë në Qiparisia të Greqisë. Bëhet fjalë për një 31-vjeçar që ishte i groposur në plazhin e Kartelisë në Kyparisia, ndërsa në trupi i pajetë kishte kryesisht lëndime në kokë.

zonën ku u gjet kufoma, grupi i punonjësve të policisë së Zyrës së Hetimit Kriminal të Messinisë ka shkuar për të mbledhur provat, ndërsa siç rezultoi nga hetimet e deritanishme, viktima nuk ishte banues i zonës.

Paralelisht me mbledhjen e provave, policia është në pritje të rezultatit zyrtar të ekspertizës mjeko-ligjore. Deri më tani nuk dihen ende detaje rreth identitetit të shqiptarit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: