Kanë dalë sot para Gjykatës së Vlorës dy të arrestuarit, të cilët akuzohen se janë protagonistë të masakrës së Çoles. Ani Begaj dhe Elton Begaj u arrestuan dy ditë më parë në kuadër të operacionit “Chasing”.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për BalkanWeb se për Elton Begajn është dhënë masa e sigurisë ‘arrest me burg’, ndërsa kushëriri i tij, Ani Begaj është njohur me vendimin e formës së prerë të Prokurorisë ku është dënuar me 35 vite burgim.

Seanca ka nisur rreth orës 10:00 dhe ka përfunduar pak minuta më parë. Masakra e Çoles ndodhi në prill të vitit 2015, kur pas një sherri në kazino mbetën të vrarë shtetasit Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj. Policia arrestoi si autorë të masakrës Aleksandër Llanaj, Ani Begaj dhe Bertil Aliaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb