Biznesmeni Alban Mollaymeri, i arrestuar pas skandalit me “Toyota Yaris”, pasi rezultoi të ishte porositësi i makinave të ngarkuara me 3.4 milionë euro, ka humbur sot njeriun e tij më të shtrenjtë. Mësohet se biznesmeni Mollaymeri ka humbur babanë e tij.


Për këtë arsye, ai është liruar me leje për disa orë nga burgu “313”, ku ndodhet që prej vitit 2018, për t’i dhënë lamtumirën e fundit të atit, i shoqëruar nga masa të rrepta sigurie.


Alban Mollaymeri ishte pronari i një servisi makinash në zonën e bregut të lumit në Tiranë, por u arrestua pasi rezultoi se ishte pikërisht ai që kishte porositur makinat “Toyota Yaris” me 3.4 milionë euro nga Gjermania.


((d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb