Dega e PD në Pukë i ka kërkuar Fran Tucit, kryebashkiakut të Fushë- Arrëzës të japë dorëheqjen pasi i vëllai iu arrestua dy ditë më parë.

Arben Tuci ishte mes 22 emrave të arrestuar gjatë operacionit kombëtar antidrogë të një grupi kriminal me drejtues Kreshnik Muratajn dhe me shtrirje nga Kukësi në Gjirokastër, por me qendër në qytetin verilindor.

Fran Tuci është kryebashkiaku i zgjedhur nga radhët e PS në zgjehdjet e 30 qershorit 2019 por sipas PD Pukë është detyrim moral që ai të japë dorëheqjen dhe komuniteti mos jetë peng i rilindjes së kriminalizuar.

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DEGA PUKË.

Të nderuar qytetarë.

Partia Demokratike Dega Pukë , po ndjek me interes të lartë zhvillimet e ditëve të fundit në qytetin Fushë-Arrëz, ku është arrestuar
Albert (Arben) Tuci ,vëllai i kryetarit të Bashkisë Fushë -Arrez z.Fran Tuci, me akuzën për kultivim dhe trafik droge.

Ky lajm tronditi mbarë opinionin qytetar të ketij komuniteti edhe më gjerë. Tashmë është e qartë se Partia Socialiste dhe përfaqësuesit e tyre në institucione të vetmen alternativë që ju afrojnë qytetarëve është lidhja me krimin, trafiqet etj.

Rilindja i ka promovuar dhe dhënë pushtet të pakufizuar këtyre individëve me rekorde kriminale, ku sipas raportimit në medja janë raste të përsëritura të aktivitetit të tyre.

Në këto kushte, Partia Demokratike Dega Pukë, në emrin e gjithë strukturave të saj i kërkon kryetarit të emëruar me 30 Qershor 2019 z.Fran Tuci të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë Fushë-Arrëz si detyrim moral e ligjor ndaj banorëve të kësaj zone.

Qytetarët e  Bashkisë Fushë-Arrëz e presin një akt të tillë nga kryetari i tyre.
Dorëheqja nga posti i kryetarit është domosdoshmëri që ky komunitet të mos mbahet “peng” nga rilindja e kriminalizuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb