Policia e Tepelenës ka shpallur në kërkim një 54-vjeçar pasi dyshohet se i ka vjedhur portofolin një turisteje çeke.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, si dhe shpallën në kërkim shtetasin M. H., 54 vjeç, banues në fshatin Salari, Tepelenë, pasi dyshohet se i ka vjedhur portofolin shtetases çeke D. K., 55 vjeçe.

Vijon puna për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të këtij shtetasi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: