TIRANE– Vëllai i 35-vjecarit nga Lezha që tentoi t’i vendosë flakën vetes përballë Parlamentit ka thënë se vëllain e tij Saimir Zalli nuk e lejojnë të takojë fëmijët e tij. Vëllai Hamza Zalli ka rrëfyer për News24 dhe BalkanWeb se është tmerruar kur ka parë Saimirin në televizion në tentativë për t’u vetëflijuar.

“Familjarët e ish- gruas nuk e lejojnë të takojë 2 fëmijët. Gjykata i ka dhënë të drejtë Saimirit të takojë fëmijët, por kjo e drejtë nuk zbatohet”- ka thënë vëllai i Saimir Zallit.

Ndërkohë babai i Saimir Zallit që tentoi të vetëdigjet sot para parlamentit tha për mediat se shkak i gjendjes së rënduar psikologjike të djalit të tij është fakti që nuk e lënë për të takuar dy vajzat pas divorcit me gruan dhe për këtë fajësoi ish-vjehrrën.

“Djalin nuk e lejojnë të takojnë dy fëmijët, pasi është ndarë nga gruaja edhe pse Gjykata i ka dhënë të drejtë. Djali që prej divorcit ka probleme, shteti duhet të ndërhyrje për ti dhënë zgjidhje, pasi do vetëflijohet. Institucionet si kanë dhënë asnjë zgjidhje deri ndaj ka ndërmarrë këtë akt,” tha ai.

NGJARJA:
Një 35-vjeçar nga Lezha ka tentuar për të dytën herë t’i japë fund jetës. Herën e parë Saimir Zalli hipi mbi një vinç duke kërcënuar se do hidhej, ndërsa sot ai tentoi të digjej para parlamentit por u ndalua në kohë nga policia.
Mësohet se 35-vjeçari ka dëshmuar më herët se shkaku që e ka shtyrë të marrë këtë veprim është fakti se ish-gruaja nuk e lë që të takojë fëmijët. 35-vjeçari është ndarë nga gruaja në vitin 2015 dhe ajo e ka akuzuar, 35-vjeçarin për dhunë ndaj saj dhe fëmijëve.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: