TIRANE- Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Lavdërim Tufën, ish-i dënuar për vrasjen e Fatmir Ramës, i njohur si Miri i Xhikes. Pasi rifitoi lirinë e parakohshme, rreth 3 vite më parë, Lavdërim Tufa u rikthye prapë në qeli, pasi kësaj here dyshohet për gjobëvënie.

Arrestimi i tij u bë nga Policia e Tiranës disa ditë më parë, pasi është denoncuar nga një biznesmen, të cilin e kërcënonte për t’i dhënë 90 mijë euro. Një pjesë e këtyre parave, sipas burimeve nga Policia, ishin për llogari të një shtetasi italian, i cili pretendonte se i detyrohej biznesmeni i dëmtuar.

Në seancën e sotme, Gjykata e Krimeve të Rënda e la në burg Lavdërim Tufën, mbi të cilin rëndon akuza “Kanosje për dhënie pasurie”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb