Një video e regjistruar nga kamerat e sigurisë në një komisariat policie në Britani tregon momentin kur David Barraclough, 46 vjeç, pranoi se kishte vrarë bashkëshorten e tij 37-vjeçare, Carolann Barraclough. Burri u paraqit në polici rreth 15 ditë pas krimit, fillimisht duke deklaruar se dëshironte të kryente vetëvrasje, përpara se të pohonte: “Unë e vrava gruan time”.
Sipas dosjes së çështjes, 46-vjeçari e kishte goditur bashkëshorten me çekiç, më pas i kishte lidhur trupin me shirit ngjitës, e kishte mbështjellë me një jorgan dhe e kishte fshehur në një frigorifer, në një dhomë të banesës së tyre.
A man who killed his wife and hid her body in a freezer has been handed a life sentence for her murder.
37-year-old Carolann Barraclough was found dead in March, with David Barraclough admitting her murder at Leeds Crown Court on Tuesday just as his trial was due to get underway .
The court head that he killed his wife with a claw hammer while her body was stored in a chest freezer.
The 46-year-old kept up an elaborate facade for almost two weeks to conceal the fact that his wife Carolann Barraclough, 37, was dead at their home in Horbury, Wakefield.
During that time, he also downloaded a dating app, exchanged explicit messages on the internet and even used Mrs Barraclough’s phone to convince her daughter that she was exchanging messages with her mother in hospital.
— Hits Radio News (@HitsRadioNews) October 9, 2026
Pas vrasjes, Barraclough dyshohet se ndërtoi një histori të rreme për të fshehur krimin. Ai u dërgonte mesazhe nga telefoni i bashkëshortes vajzave të saj, duke u krijuar përshtypjen se nëna e tyre ishte ende gjallë dhe po merrte trajtim në spital për një sëmundje.
Sipas prokurorisë, pas krimit, 46-vjeçari nisi të kërkonte shërbime eskortash në internet, u regjistrua në aplikacionin e takimeve Tinder dhe shpenzoi paratë e bashkëshortes në baret lokale.
Gjatë komunikimit me policinë, ai u përpoq ta paraqiste veten si viktimë, duke pretenduar se ishte një person i dobët fizikisht, të cilin askush nuk do ta besonte.
David Barraclough u dënua me 21 vjet e gjashtë muaj burg nga Gjykata e Kurorës në Leeds. Ai pranoi vrasjen e bashkëshortes në gjykatë, më 9 tetor, pikërisht kur pritej të niste gjyqi ndaj tij.
Gjatë dhënies së vendimit, gjyqtari e cilësoi cinike mënyrën se si i pandehuri kishte përdorur pretendimet për abuzim dhe kishte sajuar një rrjetë gënjeshtrash për të fshehur zhdukjen e gruas.
Sipas gjykatës, ai u kishte thënë fëmijëve dhe personave të tjerë se Carolann ishte e sëmurë dhe po merrte trajtim mjekësor, ndërsa vazhdonte të dërgonte mesazhe nga telefoni i saj. Madje, ai kishte lejuar edhe vajzën e saj të shkëmbente mesazhe me telefonin e nënës, duke e bërë të besonte se po komunikonte me të.
Carolann Barraclough ishte 37 vjeçe dhe nënë e tre fëmijëve. Rasti ka tronditur opinionin publik në Britani, veçanërisht për shkak të mënyrës se si autori fshehu vrasjen dhe mashtroi familjarët për të mbajtur të fshehtë krimin.
