Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, i ftuar në emisionin Prime News24 kritikoi ashpër kreun e PD-së Sali Berisha.
Qori tha se Shqipëria vuan shumë nga dy politikanë dhe ata janë Rama e Berisha.
Arlind Qori thekson se Ramën do e rrëzojë një opozitë morale dhe serioze.
Arlind Qori: E keqja e madhe e Shqipërisë janë Rama dhe Berisha.
Ramën duhet ta rrëzojë një opozitë morale. Berisha, si lider i PD-së del dhe thotë fjalën më të zezë dhe më pas e lëpin atë që ka pështyrë. Politika duhet të jetë parimore, serioze dhe Berisha nuk plotëson këto kushte. Është në pikëpyetje fakti nëse Sali Berisha është opozitar i vërtetë. Berisha është i akuzuar vetë nga SPAK dhe ironikja është se Sali Berisha bën thirrje për bashkim opozitar nga Struktura e Posaçme.
Në protesta, kërkohet rrëzimi i qeverisë, por edhe rrëzimi i një sistemi të vjetër që sundon prej 36 vitesh. Unë më 28-29 nëntor pres një masë të jashtëzakonshme njerëzish. Studentët dhe qytetarët do ta rrëzojnë këtë qeveri. Ky palo-kryeministër duhet të jepte dorëheqjen, me kaq shumë njerëz që ka në sheshe.
