ITALI

Zllatan Ibrahimoviç është prezantuar tek AC Milan ku u prit nga mijëra tifozë kuqezinj në aeroport. Për 38- vjeçarin kjo është aventura e dytë me klubin italian pas asaj në vitet 2010- 2012.
38- vjeçari i njohur për dozat e egoizmit dhe ironisë është shprehur se nuk u rikthye tek Milan për t’u bërë një maskotë duke lënë të kuptohet se ka ardhur të bëjë atë që di ai më mirë, të shënojë.
Gjigandi suedez ka nënshkruar kontratë 6 mujore me të drejtë rinovimi për vitin tjetër. Kësaj radhe ai do të mbajë numrin 21, ndryshe nga 7 vite më parë kur mbante 11.
“Pasionin nuk e kam humbur nga radha e kaluar. Herën e fundit që ika ishte kundër aprovimit tim por situatë ishte e tillë. Dua një adrenalinë të fundit për të më dhënë gjithçka. Zllatani është këtu dhe ai e di se çfarë duhet të bëjë.’’- tha Ibrahimoviç gjatë prezantimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb