Viti 2023 ka vazhduar me seritë e radhës të telenovelës së Mauro Icardit me Wanda Narën. Sipas asaj që shkruajnë mediat, Icardi kishte zbuluar se Nara e tradhtonte me një lojtar, Keita Balde.

Diçka të tillë e ka mohuar partnjera e sulmuesit senegalez të Spartakut të Moskës, Simona Guatieri.

“Nuk jetoj me thashetheme, nuk jetoj duke shfaqur jetën time në Instagram. Unë dhe bashkëshorti im jemi një çift shumë privat, postoj foto të familjes sime dhe gjërat në Instagram, nuk kërkoj publicitet. Nuk jetoj me ata dhe nuk më intereson, jam një person krejtësisht ndryshe nga ata. Kjo nuk do të thotë se jam i mirë dhe ata janë të këqinj, ne jemi thjesht njerëz të ndryshëm.

Dje Mauro më kontaktoi duke më thënë se burri im ftoi gruan e tij në Dubai: është një lajm total i rremë, sepse Balde ndodhet atje bashkë me nënën dhe babain e tij” – u shpreh ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: