Nga: DORJANA BEZAT*

TIRANE- ICTS- Albania, kompania që merret me sigurinë e aeroportit, duket të jetë përgjegjësja kryesore për vjedhjen e sasisë së parave dje në aeroport, që sipas policisë vlerësohet 1 milionë euro.

Në faqen zyrtare të ICTS-së specifikohet qartë kontrolli i sigurisë në gjithë zonën e Aeroportit (ruajtjen e Aeroportit)

“ICTS ofron pjesën më të madhe të shërbimeve të sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës duke përfshirë një kombinim të veçantë të përvojës dhe zgjidhjeve novatore teknologjike në të gjithë aeroportin”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Kompania, e cila vitin e kaluar ka 10 vjet eksperiencë në Shqipëri varet nga ICTS Group.

“Për 25 vjet ky grup është përgjegjës për sigurinë e aeroporteve të njohura europiane, kompanitë ndërkombëtare ajrore, anijeve turistike, qendra kërkimore dhe kulturore, hotele dhe institucione financiare ndërkombëtare. ICTS Europe Group operon në më shumë se 80 vende në mbarë botën dhe punëson më shumë se 10.000 njerëz. ICTS Group ofron shërbime ndërkombëtare në më shumë se 350 klientë në Europë, Amerikën e Veriut, Afrikën e Jugut dhe vepron nëpërmjet 22 filialëve të saj të pavarur” thuhet në sitin e kompanisë.

Përgjegjësitë për Aeroportin e Rinasit

1.Kontrolli i sigurisë në të gjithë zonën e aeroportit (ruajtja e aeroportit).

2.Menaxhimi i një numri të madh pasagjerësh që nisen apo mbërrijnë në aeroport.

3.Kontrolli i shpejtë i ngarkesave dhe siguria maksimale e bagazheve.

4.Shërbimet (Siguria e Aeroportit)

5.Kontrolli i hyrjes në pikat kyçe / Pasagjërëve dhe bagazheve.

6.Patrulla lëvizëse në të gjithë aeroportin.

7.Menaxhimi i qendrës së sherbimeve operacionale.

8.Kontrolli i bagazheve – 100% HBS.

9.Roje aeroporti të trajnuar në mënyrë të veçantë.

(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: