KORCE- Identifikohet tifozi që i ndali zemra në shkallët e stadiumit të Korçës, teksa ndiqte skuadrën e preferuar, Skënderbeun. Ai është Anesti Trifoni, 65-vjeç, banor në lagjen nr. 2 të qytetit të Korçës.

Referuar të dhënave të para nga mjekët e spitalit, gazetarja Ledjona Xheladinaj Konfirmon për BalkanWeb se tifozi i moshuar ka pësuar infarkt për shkak të emocioneve të shtuara gjatë ndeshjes.

BalkanWeb ka mundur të sigurojë edhe foton e momentit kur ambulanca hyn në stadiumin e Korçës për t’i dhënë ndihmë, ndonëse 65-vjeçare kishte ndërruar jetë.

NJOFTIMI I POLICISE
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se shkak i vdekjes së shtetasit Anesti Trifoni, rreth 65 vjeç, ka qenë infrakti në zemër. Shtetasi banonte në lagjen nr. 2 në Korçë.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb