Nga Xabi Alonso tek Julian Nagelsmann, për të vijuar me Ralf Rangnick, tre trajner që në harkun kohë të disa ditëve refuzuan me radhë Bayern Munich. Kjo duket si një situatë sureale për një klub si Bayern Munich, por drejtuesit negociuan këtë periudhë me tre trajner që ishin në detyrë. Alonso zgjodhi të vijon me Bayer Leverkusen, i sapo dalë kampion, Nagelsmann rinovoi kontratën me Gjermaninë, ndërsa surprizë ishte zgjedhja e Ralf Rangnick për t’i qëndruar besnik Austrisë.

Ralf Rangncik
Ralf Rangncik

Në këto kushte, drejtuesit e Bayern janë të detyruar të shohin për opsione të tjerë. Për momentin, kandidati kryesor është rikthyer Hansi Flick, ish trajneri i famshëm i Bayern, një binom fitues që solli në Mynih edhe “tripletën” e famshme, përfshi Champions League. Flick është i papunë që nga momenti kur u largua nga stoli i përfaqësueses Gjermane.

Flick
Flick

Një tjetër emër që qëndron në listë pritje është edhe De Zebri, trajneri i Brighton, por italiani ka një klauzolë largimi prej 15 milionë euro, një shifër që Bayern nuk ka ndërmend ta paguajë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb