Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka pritur në selinë blu, kreun e PDIU, Shpëtim Idrizin.

Gazetari Osman Stafa, raporton për “BalkanWeb”, se takimi mes liderëve të dy partive zgjati rreth dy orë dhe u diskutua rreth emrave që Idrizi do të propozojë për deputetë.

Po ashtu ai tha se gjatë ditës edhe Fatmir Mediu ka pasur takim me zyrtarë të lartë të PD-së, por ende nuk ka konfirmime në lidhje me emrat e kandidatëve të kësaj partie.

Gazetari njoftoi ndër të tjera, se opozitës së bashkuar i kanë mbetur edhe dy ditë kohë për të regjistruar në KQZ listën e koalicioneve.

“Opozitës së bashkuar i kanë mbetur dy ditë kohë për të regjistruar në KQZ listën e koalicioneve, 24 shkurti është afati i fundit që KQZ i ka dhënë partive politike. Fatmir Mediu ka bërë një takim në selinë blu, jo me Bashën, por me zyrtarë të tjerë. Ndërkohë më kanë bërë me dije që ende nuk dihen emrat që do të kandidojnë me PR”, tha gazetari.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb