Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi zhvilloi një vizitë në SHBA. Në një ceremoni të zhvilluar në Detroit, Michigan me rastin e ditës së Novruzit, me një ftesë të veçantë në prani të shumë përfaqësuesve të komuniteteve fetare, personaliteve të diasporës, si dhe shumë shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në shtetin e Miçiganit kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi është nderuar nga Kryetari i Këshillit të Teqesë së Baba Rexhepit për kontributin e dhënë për mbrojtjen e dinjitetit të shqiptarëve dhe mbrojtjen e vazhdueshme të Çështjes Çame.
Gjatë fjalës së tij kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi u shpreh se është shumë domethënëse që jo vetëm komuniteti bektashi, por krejt komunitetet dhe gjithë diaspora në SHBA ka patur një vlerësim dhe mbështjetje për çështjen e shqiptarëve të Çamërisë. Kjo çështje meriton të vendoset në qendër të vëmendjes sepse është një nga padrejtësitë më të mëdha të kombit shqiptar. Ky është një prej hapave më të rëndësishëm që ne të mbështësim njëri-tjetrin për kauzat e mëdha kombëtare dhe në veçanti Çështjen Çame. Ai theksoi se programi i PDIU-së ka qenë i qartë për diasporën dhe prej vitesh kemi ngritur zërin, se ata që jetojnë jashtë shqipërisë janë më shumë se gjysma e popullsisë, ndaj meritojnë vëmendjen e duhur si çdo qytetar që jeton në vendin amë.
“Jam këtu para jush për të përcjellë zërin e Çamërisë, pjesë vitale dhe që kryeson hartën identitare të kombit shqiptar. Në kujtim të ditës së shenjtë të nevruzit le të ndezim një dritë shprese në zemrat tona për Çamërinë që kërkon drejtësi, për shqiptarinë që lartësohet nga ju këtu në Amerikë, për identitetin tonë që rron në gur, rron në këngë dhe do të rrojë brez pas brezi. Zoti bashkon dhe nuk ndan!
Ne bijtë e atyre që mbijetuan mbajmë barrën dhe nderin për të mos lejuar që kjo histori të fshihet nga kujtesa. Shteti shqiptar ka detyrimin që të mos heshtë para padrejtësisë dhe të mbështesë komunitetin e shqiptarëve të Çamërisë, të kërkojë respektimin e të drejtave tona historike dhe njerëzore dhe ruajtjen e kujtimit dhe promovimit të së vërtetës.
Në këtë rrugëtim për drejtësi dhe identitet shteti amë Shqipëria ka një përgjegjësi të shenjtë ndaj të gjithë shqiptarëve kudo që ata ndodhen. Është detyrë e institucioneve tona që ata të dëgjojnë, të përfaqësojnë dhe të mbështesin diasporën.
Diaspora shqiptare në Amerikë ka një rol të jashtëzakonshëm në ruajtjen dhe forcimin e identitetit kombëtar shqiptar. Ju jeni ambasadorët e kulturës sonë, ruajtjes së gjuhës dhe traditës shqiptare në një shoqëri shumë kulturore. Në duart tona dhe tuaja është trashëgimia jonë, gjuha jonë, historia jonë kultura jonë. Janë këngët, vallet, zakonet, emrat tanë, që duhet t’i mbrojmë dhe t’ia trashëgojmë brezave të rinj”, tha ai.
Ndërsa Eliton Pashai babai i Teqesë se Baba Rexhepit në Michigan, përfaqësuesi i komunitetit bektashi dhe organizatori i këtij takimi të veçantë u shpreh se ftesa e tij për kryetarin e pDIU-së ishte e qartë sepse kjo është koha kur zëri për zgjidhjen e çështjes çame duhet të dëgjohet në SHBA.
“Ne sivjet ftuam Shpëtim Idrizin se është i vetmi zë që mban gjallë dhe na kujton të gjithëve, plagën që vëllezërit dhe motrat tona, të gjithë ata qindra dhe mijra shqiptarë të Çamërisë, u masakruan. Ne duhet të dësgjojmë për punënë e madhë që PDIU-ja po bën për të mbajtur gjallë atë që të parët tanë u munduan ta mbanin dhe të mbronin kujtimet një masakre dhe një plage të hapur për të gjithë neve. Ndaj ky zë duhet të dëgjohet më mirë këtu nga afër në SHBA”, tha ai.
E veçanta e këtij takimi ishte edhe përshëndetja e famullitar i kishës së Shën Palit në Miçigan i cili theksoi se historia e Çamërisë duhet të bashkojë të gjithë shqiptarët që çështja të zgjidhet, ashtu siç u bashkuan për Kosovën,
“Nuk e keni idenë sa ka qenë informative për ne kur kemi dëgjuar historinë e Çamërisë. Sa e dhimbshme është një histori gati e harruar. Ju e dini atë fjalën e vjetë që thotë: nëse harrohet historia, ngjarjet kanë për tu përsëritur. Do doja që këtë histori ta harronim dhe të shkonim edhe njëherë në vitin 1944 dhe të mos ta linim të ndodhtë ashtu siç ka ndodhur. Por kam frikë se nëse nuk rrimë bashkë dhe nuk i japim rëndësi ashtu siç i kemi dhënë çështjes kosovare dhe të tjerave, ne kemi për ta humbur njëhërë e përgjithmonë. Prandaj vëllezër e motra këtu në dasporë kemi shumë detyrime. Ne kemi shumë fronte që duhet t’i luftojmë dhe t’i përballojmë dhe të dalim fitimtarë, ne i kemi të gjitha mundësitë kemi potencë intelektuale dhe potencë edhe shpirtërore edhe materiale ndaj duhet t’i vendosim në disponim”, tha ai.
Pas këtij takimi Dom Fred Kalaj mbajti edhe një meshë në kishën e Shën Palit kushtuar shqiptareve të Çamërisë që humbën jetën gjatë masakrave. Ai gjitashtu organizoi një takim të veçantë me përfaqësues të komunitetit katolik jo vëtëm për t’i njohur nga afër me këtë histori por edhe për ti bashkuar që kjo çështje të mbështetet nga diaspora në SHBA që të marrë rruhën e zgjidhjes.