Kandidati për deputet i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti, javën e kaluar përmes rrjetit social “Facebook” kishte kërcënuar me vrasje liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti.

Menjëherë pas këtij kërcënimi ai u arrestua nga policia e Kosovës ku ishte dërguar në mbajtje për 48 orë. Në seancën e mbajtur të hënën me 30 dhjetor në gjykatën themelore në Prishtinë prokuroria themelore kishte këkuar 30 ditë paraburgim për Haxhi Hotin.

Por Gjykata Themelore nuk e ka miratuar kërkesën e prokurorisë dhe ka marrë vendim që Haxhi Hoti të lirohet nga arresti dhe t’i caktohet masa e ndalimit për të iu afruar vendit apo personit të caktuar. Lajmin për io e ka konfirmuar përmes telefonit zëdhënësja për informim e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi.

Zyrtari i NISMA megjithë kërcënimin me vrasje që I bëri Albin Kurtit Vitin e Ri e festoi pranë familjes.Vet lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti përmes rrjetit social në facebook kishte bërë thirrje që të lirohet Haxhi Hoti pasiqë nuk e kishte marrë seriozisht kërcënimin e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb