PRISHTINE- ​Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka qëndruar sonte në stacionin e autobusëve ku ka bashkëbiseduar me qytetarët të cilët kanë vendosur që të largohen nga Kosova.

Siç njofton Bota Sot, Haradinaj me lot në sy iu kërkonte qytetarëve të mos largohen, ndërsa e quante këtë një lajm të dhimbshëm.

Ndërsa, qytetarët kërkojnë që edhe Kryeministri i vendit Isa Mustafa të vizitojë stacionin e autobusëve dhe të shohë gjendjen e qytetarëve të cilët po largohen nga vendi.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: