“Gjysma e shembjeve të ndërmarra gjatë aksioneve në dukje politike kundër ndërtimeve pa leje shpallen të paligjshme nga gjykatat”.

Ky ishte konstatimi i një artikulli të botuar sot nga BIRN, ndaj të cilit ka reaguar kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta.
Ai ka deklaruar se shkatërrimi i pronave të quytetarëve dhe bizneseve është një nga krimet më të shëmtuara që kryeministri Edi Rama po bën.

Në një postim në rrjetet sociale Meta u shpreh se IKMT është një nga institucionet që dhunojnë në vijimësi i ligjin dhe favorizojnë interesat e qeverisë.

Meta u shtoi se duke mbjellë pasiguri dhe frikë nëpërmjet dhunës, shkatërrimit, nënshtrimit dhe shpopullimit, “Rilindja” kërkon të qeverisë si bandë politike.

Postimi i plotë:

Shkatërrimi i mijëra pronave të qytetarëve dhe bizneseve në shkelje të hapur të çdo ligji e procedure dhe pa transparencë duke hedhur në rrugë të madhe fëmijë, të moshuar, burra e gra është një nga krimet më të shëmtuara të Edi Ramës, të kryera nëpërmjet gjymtyrës të tij mafioze, Inspektoriatit famëkeq Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
IKMT është vulosur tanimë edhe me vendime gjykatash si një prej institucioneve që dhunojnë vazhdimisht ligjin duke favorizuar në mënyrë flagrante interesat mafioze të Qeverisë.
Keqpërdorimi i IKMT si kamzhik ndëshkues, mjet shantazhi dhe gjobvënie i Edi Ramës ndaj qytetarëve më të pambrojtur është tregues i arbitraritetit, paligjshmërisë dhe korrupsionit shumë të madh të “Rilindjes”, këtij sekti që është shndërruar në armikun më të egër të lirive dhe të drejtave të qytetarëve.
Duke mbjellë pasiguri dhe frikë nëpërmjet dhunës, shkatërrimit, nënshtrimit dhe shpopullimit, “Rilindja” kërkon të qeverisë jo përmes ligjit, por si bandë politike.
Ndaj të gjithë të ngrihemi në këmbë kundër kësaj bande deri në largimin përfundimtar të saj!

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: