IKMT, në bashkëpunim me Policinë e Lezhës, po zhvillojnë aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën bregdetare të Njësisë Shëngjin dhe në zonën e plazhit Tale, Njësisë Shënkoll, bashkia Lezhë.

Në plazhin e Shëngjinit janë identifikuar dhe po shemben 25 objekte e struktura.

Në plazhin e Tales, njësia Shënkoll janë identifikuar 17 objekte e struktura dhe vijon puna për shembjen e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: