Jane Fonda është diagnostikuar me limfomë jo-Hodgkin dhe ka filluar kimioterapinë.

Aktorja dhe guruja e gjimnastikës e viteve 1980, e kthyer në aktiviste, ndau lajmin në llogarinë e saj në Instagram, duke thënë se ndihet “shumë me fat” sepse kanceri është “shumë i trajtueshëm”.

Fonda, 84 vjeç, tha se donte t’i ndërgjegjësonte njerëzit se shumë amerikanë “nuk kanë akses në kujdes shëndetësor cilësor” dhe se ajo dëshironte të diskutonte efektet e karburanteve fosile në shëndetin e njeriut.

Ajo tha: “Pra, miqtë e mi të dashur, kam diçka personale që dua të ndaj. Unë jam diagnostikuar me limfomën jo-Hodgkin dhe kam filluar trajtimet kimio.

“Ky është një kancer shumë i shërueshëm. Tetëdhjetë për qind e njerëzve mbijetojnë, kështu që ndihem shumë me fat.
Jam gjithashtu me fat sepse kam sigurim shëndetësor dhe akses në mjekët dhe trajtimet më të mira.
E kuptoj, dhe është e dhimbshme, që jam e privilegjuar në këtë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb