Duke parë mediat sociale më rastisi një njoftim nga Akademia e Shkencave një institucjon politik aspak Akademik, vazhdimsi e mbrojtse e diktaturës komuniste që njoftonte me “dhimbje” të thellë humbjen e Akademikut Jurist Luan Omari mosha 101 vjeçare, I vetemi Jurist i diktaturës komuniste që kishte projektuar dhe realizuar Kushtetutën kriminale të vitit 1976 që e kthente me ligj partinë komuniste në një parti shtet kriminal ku drejtsia të ekzekutonte në emër të partisë.
Dhe nga viti 1976 genocidi ndaj shqiptarve antikomunistë u bë ligj kushtetues nga ky Akademik i jurispendencës alla demokratike shqiptare. Këta që banë ligje për pushkatime e burgime për diktaturën emrohen dhe thirren Akademik, në pluralizmin komunistë demokratik shqiptar. Nipin e diktatorit Enver Hoxhës pushteti demokratik shqiptar i krijoj kushte dhe e zgjodhi në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, dhe e dërgoi deri dhe në komisionin e Venecias si Jurist përfaqësues i Shqipërisë. Ky ishte turpi i politikës së ashtuquajtur antikomuniste që xhelatët e diktaturës që kishin ba ligje genocidiale kundra demokracisë në mbrotje të pushtetit komunistë i promovonin si Akademik.
Çdo jetë njeriu duhet respektuar, por jeta e një xhelati që i shkaktoi popullit mijëra viktima me ligjet që i vendosi popullit shqiptar me kushtetutën e vitit 1976, që e paguan me jetë dhe gjak 40% e popullit shqiptar u masakruan në tre breza për pushtetin e diktatorit nuk mund të nderohen kur Shqipëria numron mbi 6000 të zhdukur me këtë kushtetutë të komunizmit dhe sot nuk kan një varr. Kjo kushtetutë denoi 40.000 shqiptarë që vuajtën mbi 917.000 vite burg politikë. Ky Akademik në një vend demokratikë duhet të dilte para drejtësisë si ligjbërs i gjunglës shqiptare që i bani vendit të tijë, për krimet që akoma kullojnë gjak në familjet shqiptare. Por këta familje fisnike antikomuniste nuk zgjodhën hakmarrjen ndaj xhelatëve, të ndergjegjësuar me atdhetarizëm ja lanë drejtësisë për të gjykuar e vendosur! Vdekja e xhelatëve të sjell një ndjenjë boshllëku do ta quaja. Që u largua një xhelatë nga shoqëria shqiptare i cili për krimet që bëri, nuk u dënua, por u nderua.Një maskaradë e qeverive shqiptare paskomuniste që nuk i denua krimet e xhelatëve dhe të dajës së ti Enver Hoxhës.
Ky xhelatë kur i kërkova të vinte se i gjetëm eshtrat e babit të tij Bari Omari, që ja kishte pushkatuar daja i tijë krimineli Enver Hoxha ai mu përgjigj nuk vi tek ata tradhtarë! Ky ishte Akademiku juristi që u nderua nga sistemi demokratik. Kjo ishte dhe është demokracia komuniste shqiptare vazhduese e denjë e diktaturës së Enver Hoxhës. Kur vdes një xhelatë nuk ka ndjesi, por ndihesh shumë i trishtuar kur mbas 35 vitesh pluralizmit politik, 6000 familje kërkojnë eshtrat e njerëzve të tyre dhe kjo klasë politike e papërgjegjshme në vend që ti gjente këto eshtra, i ka lënë këto familjarë në zi. Dhe nderon atë që bëri ligje për të vrarë këta shqiptarë që deshën liri.Çdo gjë do ta pranoja, por sigurisht që xhelatët që krijuan ligje për të vrarë kundërshtarët politikë, për të ndaluar demokracinë për ta shtypur një popull, nuk do heshtja para rinisë shqiptare pa i treguar të vërtetën e krimit komunist dhe të xhelatëve si ky akademiku që cofi dje!
Nqs do të kishim demokraci do të nderonim lirinë e shqiptarve që e paguan me gjak, kurrë nuk do të kishim një parti diktatoriale. Nuk do të kishim një Akademi që e drejton biri i ekzekutorit të masakrës së Buzë Madhe e të Lusnes së Kuksit. Kjo palo Akademi që nuk nderon ata që i dhanë emër Shqipërisë nderon xhelatët që e lanë me gjak shqiptari popullin e Shqipërisë vetëm se ata nuk pranonin komunizmin!
Komunizmi ashtu si dhe nazizmi janë sisteme kriminale që kanë shkaktuar njerëzimit miliona viktima, dhe si të tillë duhet të dënohen dhe jo të nderohen ata që i shërbyen krimit komunist me ligje dhe me plumba, si ky akademiku që iku dje, ato duhet të mbanin përgjegjësi dhe të ballafaqoheshin me drejtsi. Shqipëria mbas 35 vitesh vazhdon në diktaturë ku dhunohen studentat që kërkojnë liri, dhe nderohen xhelatë që vranë lirinë!
