TIRANË- Gazetarja sportive Ilda Bejleri ka shkaktuar polemika të shumta me deklaratën e saj tek “Rudina” kur tha se koleget e saj në ekrane të tjera si Hygerta Sako dhe Enkeleida Zeko përfaqësojnë modele të dala jashtë mode në gazetari dhe se nuk e frymëzonin aspak.

Moderatorja e “Rubrika Sportive” në TVSH, Hygerata Sako ka zgjedhur t’i përgjigjet koleges së “SuperSport”-it, duke i kujtuar se në gazetari nuk mjafton të jesh vetëm seksi, dhe të zësh gjithmonë faqet e fundit duke prodhuar vetëm lajme rozë.

“Të tregohem e sinqertë nuk e ndoqa, por më informuan miqtë. Nuk kam kohë të them të drejtën të merrem me të tilla deklarata, sepse jam shumë e zënë me sezonin e ri të ‘Përtej futbollit’ që fillon së shpejti (emision që u kopjua keq nga koleget që ushtrojnë këtë gazetarinë ‘fringo’ të re dhe prodhoi vetëm lajme rozë) dhe sigurisht ‘Rubrikën Sportive’. Por, ama, mund të them që unë do vazhdoj me këtë ‘stilin e vjetër’ të gazetarisë, me të cilin prodhoj lajme që zënë faqet e para të gazetave sportive dhe jo faqet rozë në fund të gazetës. Nëse Ilda mendon se të qenit thjesht seksi është ‘stili i ri’ i gazetarisë, i uroj shumë suksese në rrugën e zgjedhur prej saj. Më vjen keq që dëgjoj të tilla deklarata, sepse jemi shumë pak vajza që merremi me sportin dhe duhet ta vlerësojmë e respektojmë njëra-tjetrën. Së fundi, dua t’i them Ildës, që ajo nuk kishte lindur akoma kur mua më emociononte Maradona, Mateus apo Van Basten”, tha për “Panorama Sport”, Hygerta Sako.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb