Vetëm pak orë na ndajnë nga finalja e Big Brother Vip.

Ish-banori Meridian Ramcaj i ftuar në News24 komentoi për moderatoren Anila Çela rrugëtimin e çdo finalisti duke zbuluar dhe të preferuarin e tij.

“Kur kam hyrë në shtëpi unë kam qenë një nga personat që kam mbështetur më së shumti Donaldin, por unë arrita ti shikoja brenda. Unë i vlerësoj konkurrentët nga ajo çfarë kanë bërë brenda shtëpisë dhe jo nga ajo që kanë bërë jashtë, por edhe nëse i vlerësojmë nga ajo që kanë bërë jashtë, asnjë nuk është më i arrirë se Iliri. Iliri është njeriu që ka debatuar me të gjithë. I kanë dalë të gjithë kundra dhe të gjithë janë “falur” sërish te ai. Ka qenë i drejtë, ka qenë i fortë, ka qenë i prerë. Ka patur opinione për secilin dhe nuk ka ndryshuar. Për atë që ka dhënë për atë shtëpi, unë mendoj se do fitoj Iliri. Është bërë si fushatë, nuk fitohet ky format duke bërë telefonata me presione, apo duke marrë personazhe publike për mbështetje” – komentoi ish banori i BBV.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb