TIRANE- Arben Imami ka folur pas mbledhjes së kryesisë së PD, ku Basha e përfshiu në grupin e punës për ndryshimet statuore të partisë, por ish ministri e refuzoi. Imami tha se PD dhe kryetari është në rënie të vazhdueshme dhe sipas tij nuk mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD, pa u thirrur më parë Këshilli. Ai tha se duhet një diskutim i thellë ku të përfshihen të gjithë zërat.

“Që pas zgjedhjeve në sondazhet e zgjedhjeve kryetari i PD dhe partia janë në rënie të vazhdueshme. Unë nuk jam as i afruar dhe as i larguar nga PD dhe nuk përfaqësoj askënd. Këtu janë plot njerëz të tjetër që kanë folur, që kanë qenë kritik dhe duhet të përfshihen në një diskutim të thellë , të hapur e transparent. Diskutimi bëhet vetëm në parti. Nuk mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD, pa u thirrur më parë Këshilli.

Bëmë një mbledhje para disa muajsh po këtu, dy çështjet kryesore ishin respektimi i statutit dhe bashkimi. Statuti s’është respektuar se nisi një proces pa kaluar në këshillin kombëtar, bashkimi, ky Kongres apo Kuvend do çoje në asgjë më shumë se formalizimi dhe legalizimi i mosbashkimit nëse kjo çështje do trajtohet në mënyrë burokratike”- tha Imami.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: