Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së ka denoncuar se blerja e televizionit ABC nga Blerim Devolli, i cili është pronar edhe i birrës “Peja”, u bë me qëllim imponimin e ndryshimit të akcizës së birrës në Shqipëri, duke sjellë shkatërrimin e prodhimit vendas.

Berisha ka shtuar se përdorimi i mediave për qëllime të tilla i bën keq Shqipërisë, Kosovës dhe biznesit në përgjithësi.

“Ka një pushtim të medieve. A e dini që për ABC-në, u shkatërrua e gjithë industria e birrës në Shqipëri? Për të futur ABC-në në dorë, pronari i birrës Peja, Devolli, imponoi ndryshimin e akcizës së birrës, de facto asgjësimin e birrës në Shqipëri.

Unë i them atij, mënyrën se si po e përdor atë televizion, po bën shërbimin më të keq Kosovës, Shqipërisë, por edhe biznesit. Opozita shqiptare do mbajë qëndrimet e saj. U ndryshuan akcizat e birrës për të favorizuar Devollin. U bë pazari me ABC-në, dhe po të vini re, e ka shndërruar atë në një Kol Balla biss. Se ai i mban të dyja. Këtu është drejtor, aty është debator.

A ka më neveri se kjo? Kjo është vetëm njëra anë, ka edhe të tjera. Unë denoncova këtë sot. Ne jemi miq të medias, por nëse vazhdon në këtë mënyrë ndaj opozitës, opozita do të të përgjigjet. Se ke ardhur me një mision për të shndërruar televizionin në një altoparlant Rama-Veliaj. Ky ka kaluar në ekstrem, në çmenduri.

Vjen dhe heq një seri gazetarësh. Të gjithë. Ka mbetur Kol Balla me Kol Ballën”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: