Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar ashpër pas sulmit ndaj xhamave të Qytetit Studenti, duke publikuar një video ku, shfaqen persona me rroba civile që largohen me shpejtësi drejt një makine policie pas aktit vandal.

Zhupa akuzon kryeministrin Edi Rama se po përdor Policinë e Shtetit si instrument frike dhe presioni për të frikësuar studentët, për të terrorizuar prindërit dhe për të shuar protestën e të rinjve.

“Studentët nuk i tremb dot me skemat e tua. Prindërit nuk i mashtron dot me vandalizëm të organizuar”, shprehet Zhupa, e cila e mbyll reagimin me thirrjen për dorëheqjen e Ramës.

Reagimi i Ina Zhupës:

BARBARE!

Policia e Shtetit, në vend që të garantojë sigurinë e qytetarëve, po përdoret si instrument frike dhe dhune për të mbrojtur pushtetin e Edi Ramës!

Shikoni këtë video! Pas sulmit të mbrëmshëm ndaj xhamave të Qytetit Studenti, është një skenar të mirëorganizuar: të frikësohen studentët, të terrorizohen prindërit dhe të detyrohen të rinjtë të largohen nga Tirana, që protesta e tyre e drejtë të shuhet.

Ajo që shihet në video është tronditëse, policë civilë që, pas aktit vandal, nxitojnë të futen në makinën e policisë.

Edi Rama e ka kthyer Policinë e Shtetit në një instrument për të mbajtur pushtetin me frikë, presion dhe dhunë, në vend që ta mbajë në shërbim të qytetarëve.

Por shqiptarët nuk janë budallenj! E kuptojnë kur pushteti kërkon të trembë të rinjtë, kur përpiqet të heshtë zërat kundër dhe kur përdor çdo skemë për të shpëtuar veten.

Rama, jep dorëheqjen!

Studentët nuk i tremb dot me skemat e tua. Prindërit nuk i mashtron dot me vandalizëm të organizuar. Dhe një protestë të drejtë nuk e ndal dot me përçarje po vetëm me dorëheqje!

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: