NGA: DORJANA BEZAT*
Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në inaugurimin e komisariatit të ri të Policisë Rrugore të Tiranës. Gjatë ceremonisë, e cila përkoi me publikimin e lajmit për shkarkimin e kreut të tij, Mithat Tola, Rama tha se falë komisariatit të ri, qytetarët mund të marrin shërbime në kushte komode.

Organizatorët e këtij përurimi ishin kujdesur që mes të ftuarve të ishte edhe Resmi Hasanpapaj, një ish-efektiv policie, i cili pasi shërbeu 9 vite në policinë rrugore u aksidentua gjatë shërbimit në vitin 2004 dhe mbeti invalid.

Ndryshe nga të tjerët që thjesht vizituan godinën e re të policisë rrugore, ai e përjetoi këtë ndryshim. Sipas tij të shërbesh në polici më tepër se një profesion është një mision i vështirë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: