Mbrëmjen se sotme një qytetar ka denoncuar dy efektivë policorë të Komisariatit nr.1 me funksion agjentë krimesh sepse pretendon që është kanosur dhe kërcënuar nga dy efektivët, të cilët kanë qenë jashtë orarit të punës.

Gazetari Igli Çelmeta duke iu referuar burimeve nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka raportuar për News24 dhe BalkanWeb se pas shoqërimit të tyre në Komisariatin numër 3 dhe marrjes në pyetje, është konstatuar se Punonjësit e Policisë kanë qenë në detyrë në një mision të veçantë edhe një mjet me 2 persona ka tentuar të ndërhyjë duke i penguar në kryerjen e detyrës.

Qytetari ka denoncuar se ka qenë me makinë me familjarë të tij në zonën e “Zogut të Zi” dhe pretendon se dy agjentët e krimeve të Komisariatit nr.1 kanë dalë nga automjeti i tyre privat dhe e kanë ofenduar dhe kërcënuar duke iu prezantuar se janë edhe efektivë policie.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb