Përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Eriol Braimllari, ka akuzuar qeverinë se përdor paratë e përfituara nga afera e inceneratorëve, për të manipuluar opinioni publik, zgjedhjet etj.

Në emisionin “Open” në Neës24, Braimllari u shpreh se gjysma, apo edhe më shumë nga të ardhurat e deklaruara si të investuara, janë fiktive.

“Të tre projektet nuk janë bërë për të trajtuar mbetjet. Që në gjenezë janë bërë të zhvasin para nga qytetari që ti përdorin më pas në zgjedhje, manipulim etj

128 milion euro investim, linja e mbrojtjes së qeverisë: thonë ka kapanone kemi bërë punë. Për një kapanon me kosto 1 të 10 kanë marrë 10 fish nga buxheti.

128 milion euro për inceneratorin e Tiranës, nuk paguan vetëm bashkia Tiranë për çdo qytetar i Shqipërisë. Edhe bashkia e Durrësit paguan që ti dërgojë mbetjet atje. Ajo është një skemë ku mblidhen të ardhurat dhe shpërndahen për interesat e qeverisë.

Sa i përket përqindjes së punëve të bëra dhe të pabëra, faturat fiktive nuk janë pjesë e investimit, ka vetëm zhvatje parash, nga 60 milion gjysma ndoshta edhe më shumë janë fiktive.

I takon organeve të drejtësisë ta zbulojnë sa është shuma.

Këtu nuk kemi të bëjmë me një ndërtim të thjeshtë të një privati, por me një punë publike që do të paguhet për 30 vjet. Kompania nuk ofron shërbim por zhvat paratë e qytetarëve”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb