Një anije me vela pasagjerësh-turistike është përplasur me disa mjete lundruese të ankoruara, teksa po hynte në portin e Kalamos në Lefkadha të Greqisë.

Momenti i incidentit është filmuar dhe tashmë pamjet janë bërë publike. Në video shihet anija me vela duke iu afruar portit dhe, gjatë manovrimit për hyrje, duke përfunduar mbi anijet e tjera të ankoruara.

Anija, e cila mbante flamur grek, kishte në bord gjithsej shtatë persona. Ndërkohë, në mjetet lundruese me të cilat u përplas nuk ndodhej asnjë person.

Pavarësisht përplasjes, nuk pati të lënduar. Pas incidentit, kapiteni i anijes me vela u shoqërua në Autoritetin Portual të Lefkadës, ku kanë nisur procedurat e parashikuara për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb