Një konflikt ka ndodhur në zonën e quajtur Kapelja në Vlorë, ku 47-vjeçari, Erjon Memushaj është goditur me thikë nga Ardit Trushi.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për BalkanWeb se konflikti ka nisur për një telefon.

I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, ku aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, ndërsa i dyshuari është kapur nga shërbimet e policisë.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak
Goditi me mjet prerës (thikë), shtetasin Erjon Memushaj, falë reagimit të menjëhershëm, shërbimet e Policisë kapin autorin e dyshuar shtetasin Ardit Trushi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: