Një incident është regjistruar sot në hyrje të Parlamentit. 32-vjeçari me inicialet M.B., ka dashur të parkojë makinën e tij në hyrje të godinës qeveritare, ndonëse është e ndaluar, dhe në tentativë për të futur aty mjetin, ka dëmtuar traun e vendosur aty dhe që ruhet nga Garda e Republikës.

Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta.

Mësohet se personi në fjalë dyshohet se vuan nga problemet e depresionit dhe kurohej me ilaçe. Tashmë ai ndodhet në komisariatin nr.1 të policisë për veprime të mëtejshme hetimore.

“Më datë 07.12.2022, te Parlamenti, shtetasi M. B., 32 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka dëmtuar traun e hyrjes në Parlament.

32-vjeçari është shoqëruar në komisariat dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftim.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: