Analistë politikë dhanë mendimin e tyre në lidhje me incidentin e ndodhur sot në Shkodër me deputeten Rudina Hajdari, ku një djalosh ndërhyri dhe tha se “ajo po sjell komunizëm dhe se është bërë kundër parimeve të babait”.


Analisti Fatos Lubonja deklaroi se ngjarjen në fjalë e shikon si problem kulturor të shoqërisë shqiptare. Lubonja deklaroi se shqiptarët janë ndarë sot, duke iu thënë se “janë pasardhës të partizanëve ose të ballistëve”.


Sipas Lubonjës, kjo ide ishte që në kohën e Enver Hoxhës, ku ishte bërë ndarje “familje e mirë”, “familje e keqe” dhe më tej flitej për të persekutuar dhe të deklasuar. Edhe analistët Lela, Erl Murati e Vasjari dhanë mendimin e tyre për incidentin me Rudina Hajdarin në Shkodër.


Lubonja: Ngjarjen me Rudinën e shikoj si problem kulturor të shoqërisë shqiptare. Kjo histori ka nisur me Enver Hoxhën, që ndaheshin familje e mirë ose familje ose e keqe, ndërsa vazhdon edhe sot, qoftë me PD, që merr këtë vajzën pse është e bija e Azem Hajdarit. Unë nuk kam respekt për figurën e Hajdarit.

Azem Hajdari ishte një figurë politike e të “fortëve”. Me Azem Hajdarin e me këta filloi e keqja dhe jo e mira. Gjoja sikur Azemi i doli kundër Berishës, mos harrojmë se ndodhi një vrasje dhe o godit kryeministria. Tregon varfëri kulturore.

Alfred Lela:  Azem Hajdari dhe Rudina Hajdari paraqiten njëherë si heronj dhe njëherë si antiheronj. Politika duam apo jo, ka edhe nevojën e vet për instrumentalizim. Besoj se do të biem dakord se të dy palët kanë të drejtë të shprehen. Ngjarja ndodhi në Shkodër. Kemi dy gra në Shkodër që kanë inat me PD ose kanë hyrë nhë inat me PD, kemi Jozefina Topallin dhe Rudina Hajdarin. Unë do doja që edhe PD t’i shikojë si figura pozitive. T’i shoh më me pozitivitet.  Nuk do doja të thonë “tradhtarët ikën u bënë më Ramën” etj.

Erl Murati: Të tilla incidente kanë ndodhur edhe më herët në Shqipëri dhe jashtë. Kemi parë incidente me Ramën, Veliajn, kemi parë në Britani, në Ukrainë ku politikanët janë futur edhe në kazan plehrash. Është thuajse normale që njerëz të zakonshëm të shprehin idetë e tyre, por dhuna patjetër është e papranueshme. Por, mendoj se më mirë janë këta të rinj sesa shqiptarët që rrinë dhe shikojnë.

Arjan Vasjari: Më shqetëson kultura e mospranimit të tjetrit, të të ndryshmes. Kam përshtypjen se është një model që ai merr në figura të larta të politikës. Të gjithë duan që të imponojnë mendimin e tyre, veprimet e tyre. Është reflektim i asaj që ndodh në kupolën e politikës.

Fatos Lubonja: Kjo teoria komunistë, antikomunistë, persekutorë, i persekutuar vazhdon ky realitet. Shoqëria shqiptare vazhdon të jetë e ndarë. Armiku sot duhet të jenë oligarkët dhe trafikantët, që gjithmonë e më shumë po kapin shtetin dhe kanë krijuar polarizim të madh mes një grupi që kanë kapur pasurinë dhe një pjesë që nuk kanë para. Në vend se të merremi me këtë, merremi çfarë e ka gjyshin ky, çfarë e ka ky, janë të gjitha të instrumentalizuara nga politika.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb